Katër persona, dy gra dhe dy burra, janë arrestuar nga Policia, pas bastisjeve në agjencitë e Arkivave dhe atë Kadastrale ne Kosove Dyshimet mbi të cilat janë kryer bastisjet kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bastisjet përveç Prishtinës janë kryer edhe në komunen e Ferizaj dhe Shtimes.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e nisi kete aksion mëngjesin e së mërkurës, aksion i cili eshte konfirmuar nga Kaltrina Shala, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata, ka ndermarre nje aksion për bastisje dhe kontroll në institucionin e Arkivës dhe atë kadastral të Kosovës për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, ka thënë ajo.