Një administrator i një subjekti në Voskopojë, i identifikuar si Ibrahim Kruja është arrestuar për ndërtim pa leje.
Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.
Gjithashtu, janë proceduar penalisht Kryeinspektori Idlir Lemillari dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, Emil Kafexhiu, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur.
Ndërkohë janë pezulluar nga detyra dhe proceduar në mënyrë disiplinore disa efektivë të Policisë së Shtetit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për qytetarët që të mos ndërmarrin ndërtime pa leje dhe për administratorët apo pronarët e bizneseve që të mos zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, pasi do të përballen me ligjin.