Kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani, pasi u paraqit këtë të hënë për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’.
Ai tha se qarkullojnë komente se ai është përfshirë në një debat të ashpër me një gjykatëse, e cila nuk kishte zbatuar urdhrat e tij.
Sipas Berishës, Dumani i ka rrëmbyer edhe kompjuterin për ta terrorizuar.
Berisha: Këto ditë vetëm sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse që nuk i ka zbatuar urdhrat, i ka rrëmbyer kompjuterin për ta terrorizuar.