Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed përfundoi vizitën e tij në Shqipëri.

Në aeroportin e Rinasit, Bin Zayed u përcoll nga kryeministri Edi Rama.

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, shkruan Rama në Facebook.

Rama i dorëzoi presidentit të Emirateve të Bashkuara, Urdhrin e Madh të Mirënjohjes Publike.

Sipas Ramës, Mohammed bin Zayed i ka qëndruar pranë popullit shqiptar në momente të vështira.

“Ndaj sot, Lartësi, si një vëlla, dua t’ju shpreh me një gjest publik dashurinë dhe besnikërinë ndaj jush si një bartës i dritës së arsyes në një botë që e humb atë çdo ditë dhe errësohet gjithnjë e më shumë. Mund të jetë një gjest i thjeshtë krahasuar me gjithçka keni bërë për ne, por me mirënjohje të thellë, në emër të popullit shqiptar, kam nderin t’ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike.”, tha kryeministri.