Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën ndaj Leonard dhe Erlis Dukës, Fatmir Hysenin, Aleksandër Manxhakun, Oltian Lokan, Dritan Agajn, të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2019, në Tiranë.
Për Leonard Dukën dënimin me 32 vite burg;
Për vëllain e tij, Erlis Duka dënim me 25 vite burg;
Për Fatmir Fatmir Hysenin prokuroria ka kërkuar 32 vite burg;
Për Aleksandër Manxhaku kërkohet dënimi me 22 vite burg;
Për Oltian Lokan kërkohet dënimi me 23 vite burg;
Për Dritan Agajn kërkohet dënimi me 23 vite burg.