Funerali i Diogo Jotës dhe Andre Silvës pa qindra personalitete të futbollit të merrnin pjesë në Gondomar.

Mungesa që ra më tepër në sy ishte e Kristiano Ronaldos.

Kapiteni i Portugalisë po vazhdon pushimet luksoze me familjen, të cilat nuk i ka ndërprerë as sot.

Ky fakt solli edhe revoltën e shumë tifozëve në rrjetet sociale.

Gazetari Antonio Ribeiro Cristovao tha se, si kapiten i kombëtares, shumëkush priste praninë e tij.

Por sipas The Mirror, arsyeja pse Ronaldo mungoi në funeral ka qenë dëshira për të mos e tërhequr vëmendjen nga vetë ceremonia dhe dhimbja e familjes.

Raportohet se Ronaldo nuk donte që prania e tij në qytetin e vogël të Gondomarit të errësonte lamtumirën për Jotën dhe vëllain e tij. Ai ka qëndruar larg vëmendjes publike ditët e fundit, i rrethuar nga familja.

Funerali i përbashkët i Jotës dhe Silvës ka qenë ngjarje publike dhe shumë e komentuar në rrjetet sociale.

Përveç Ronaldo-s, në ceremoninë mortore ishin të pranishëm figura të njohura si Virgil van Dijk, Andy Robertson, Bruno Fernandes dhe Ruben Neves – shumë prej të cilëve kishin marrë pjesë në dasmën e Jotës me Rute Cardoso vetëm dy javë më parë në Porto.

Liverpool sakaq ka konfirmuar se do ta nderojë kontratën e mbetur të Jotës, duke garantuar mbështetje për familjen e tij. Sulmuesi i ndjerë kishte edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me klubin nga Anfield.