Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban, siç shprehet ai një aks i rëndësishëm që afron gjithnjë e më shumë dy qytetet e UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën.
Aktualisht është përfunduar shtresa e parë e asfaltit nga Ballabani deri në Zhitom, ndërsa në segmentin Zhitom–Drobonik po vijon vendosja e tombinove dhe përgatitja për asfaltim.
Kjo rrugë, e gjatë 60 km, nuk është thjesht një vepër infrastrukturore, por një urë që forcon lidhjen turistike mes dy prej destinacioneve më të çmuara të Shqipërisë.
Shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga jugu drejt Beratit, duke sjellë më afër vizitorët vendas dhe të huaj që kalojnë përmes Përmetit e Tepelenës
Më tej Rama thekson se me përfundimin e saj, turizmi kulturor dhe historik merr një hov të ri: Berati bëhet më lehtësisht i aksesueshëm për ata që zbresin nga Gjirokastra apo vijnë nga Greqia, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve, zhvillimin e agroturizmit dhe gjallërimin ekonomik të zonave rurale që kjo rrugë prek dhe vice versa.
Çdo turist që ka parë Beratin e ka më të lehtë rrugën drejt Jugut”.