Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër në orën 08:30 një mbledhje me deputetët e Tiranës, drejtuesit e bashkisë dhe drejtorët e institucioneve vendore, në një prej hoteleve të kryeqytetit. Ky takim vjen pas mbledhjes së parë të zhvilluar 10 ditë më parë dhe ka në fokus shqetësimet që qytetarët kanë adresuar gjatë kësaj periudhe.
Pas kërkesës së Ramës më 4 korrik, deputetët kanë qenë në terren për të evidentuar problematikat përmes kontakteve të drejtpërdrejta me banorët. Në mbledhjen e nesërme ata do të raportojnë për gjetjet e tyre dhe pritet të diskutohet për hapat që do të ndërmerren për adresimin e tyre në nivel lokal.