Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet e kantierit në superstradën Tiranë-Durrës. Rama shkruan se tashmë punimet janë drejt përfundimit për korsitë e reja të lëvizjes. Ai shton se paralelisht me këto punime ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES dhe me kantierin e superstradës Tiranë-Durrës, ku janë drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes, ndërsa paralelisht ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra, ju uroj një ditë të mbarë.