Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga lumi Buna teksa njoftoi se ka përfunduar me sukses të faza e dytë e pastrimit në zonën e Dajlanit, në Shkodër.

Shefi i qeverisë shprehet se pas shumë vitesh, lumi tashmë rrjedh i lirë në shtratin e tij natyral, si rezultat i ndërhyrjeve të realizuara në dy faza të ndryshme.

“Mirëmëngjes dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

Projekti i pastrimit të shtratit të lumit Buna nisi me një fazë të parë që përfshinte heqjen e rrjetave dhe pinarëve elementë që pengonin rrjedhën natyrore të ujit dhe dëmtonin ekosistemin lokal.

Kurse faza e dytë, e përfunduar së fundmi, u përqendrua në largimin e strukturave metalike dhe objekteve të tjera të mëdha