Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i punës në shkollën “Ndre Mjeda” në Shkodër, që do të presë 800 nxënës.
Investimi rikonstruksionin e kësaj shkolle është bërë nga Qeveria Shqiptare dhe Bashkia Shkodër.
“Shkolla “Ndre Mjeda” po rilind me kushte dhe standarde bashkëkohore për afro 800 nxënësit dhe mësuesit e saj. Ky investim i Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë Shkodër, po merr formë dita-ditës, ku deri më tani ka përfunduar ndërtimi i shtesës së godinës, ndërsa po vijon puna në pjesën e brendshme të shkollës, për të hapur dyert e saj në fillim të vitit të ri shkollor”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.