Kryeministri Edi Rama ka njoftuar fëmijët të cilët kanë mbaruar klasat e nënta dhe prindërit e tyre, se regjistrimet për Arsimin Profesional janë hapur.

“Regjistrimet në Arsimin Profesional janë hapur. Bëj zgjedhjen e duhur. Regjistrohu përmes e-Albania në shërbimin ‘Regjistrim në klasë të dhjetë’. Për më shumë informacion, vizito: www.aftesi.al”, shkruan Rama, ndërsa publikon një video në të cilën shfaqen të rinj të cilët tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre për drejtimin që do marrin.