“Ikona” Rivaldo ka folur së fundmi rreth transferimit të Rashford te Barcelona. Sipas tij, me këtë lëvizje, Barcelona nuk ka bërë ndonjë goditje të madhe.
“Nuk është çudi që Rashford e nis nga stoli. Trajneri dëshiron ta shohë në stërvitje së pari, ndërsa skuadra ka pasur një sezon të fortë.
Mendoj se është shumë e pamundur që Rashford ta zëvendësojë atë. Raphinha është një nga pesë lojtarët më të mirë në botë për momentin. Ai është lider në skuadër dhe gëzon respekt të madh në të gjithë klubin. Ai vend është i tij”, ka theksuar Rivaldo.