Renis Dobra raportohet se ka qenë pjesë e një grupi strukruruar kriminal dhe është dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sipas policisë, 23-vjeçari që u rrëmbye dhe më pas u mbyt me litar ka pasur konflikte për prishje të pazareve të drogës me 4 autorët e dyshuar, Petrit Çakrri, si edhe 3 vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Policia: Renis Dobra është marrë peng dhe u mbyt përmes strangulimit, mbytje me litar.

Autorët pas vrasjes e kanë hedhur automjetin bashkë me trupin e pajetë me qëllim të mjeti dhe trupi të binin në liqenin e Ulzës. Por gjatë rënies trupi i pajetë i 23 vjeçarit ka mbetur pa rënë në liqen, ndërsa automjeti është gjetur në liqen.

Nga informacionet e siguruara 4 personat që morën pjesën në vrasjen e tij nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie dhe nuk kanë përdorur logo policie dhe nuk kanë përdorur logo policie.

23 vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike, anëtar i një grupi të strukturuar kriminal dhe dyshohet se 4 shtetasit e lartpërmendur kanë pasur mosmarrëveshje që lidhen me veprimtarinë e narkotikëve