Rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin e Serbisë.

Kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku theksohet se qarkullimi tashmë është i lejuar në të dy drejtimet.

“Luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik të qarkullojnë me kujdes të shtuar, për shkak të sigurisë dhe mundësisë së vonesave të lehta. Ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj. Për më shumë kontaktoni në numrat: 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, thuhet në njofitm.
Rruga u bllokua nga ana e Serbisë për një orë./KosovaPress