Drejtori i policisë, Ilir Proda ka emëruar shefat e rinj të komisariateve në disa qytete të vendit.

Edjona Dano është emëruar shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë.
Dano me profesion ish-gazetare, ishte e vetmja grua që garoi për shef komisariati dhe u shpall në listën fituese, si dhe u kualifikua fituese edhe në mesin e 290 garuesve që synonin në fund të vitit të kaluar për të qenë shefa komisariatesh.

Së fundmi Dano mbante detyrën e Shefes së Seksionit për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës.

Ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë.

Ky është emërimi i dytë në historinë 35-vjeçare të emërimit të një gruaje në krye të një komisariati. Anila Popa ka shërbyer në komisariatin e Librazhdit për disa muaj në vitin 2016.

Lista e rokadës në policinë e shtetit:

Kleant Serdari është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër,

Bledar Metaj Shef Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë

Florian Dano shef i Policisë Kufitare Dibër

Elvid Shehu në Komisariatin e policisë kufitare Sarandë

Ferit Merkaj në Himarë

Kliton Zharri në Cërrik

Ajet Bega në Kurbin

Leonard Ndreka në Gramsh

Krenar Guçe, zv/drejtor për krimet në Policinë e Elbasanit

Gentian Dedej në Pogradec.