Hipokrizia e televizioneve shqiptare dhe një pjese të opinionit publik në rrjete sociale karshi episodit të dhunës ndaj një kamarieri në Vlorë, tregon problemin sistemik që kemi si shoqëri dhe anemizmin e institucioneve sociale që parandalojnë fenomene të tilla.

Ngjarja e Vlorës ndaj një të riu nga ana e përfaqësuesit të forcave të rendit më pas, hakmarrja në grup ndaj dhunuesit dhe qershia mbi tortë, solidariteti kolektiv i komentuesve duke mbështetur aktin dhunues të pronarit ndaj dhunuesit që i dhunoj punonjësin në ushtrim detyre tregon jo më pak legjitimimin e dhunës si instrument drejtësie.

Ajo çfarë është hipokrite në ngjarje të tilla është reagimi fals në media tradicionale dhe ato sociale duke manifestuar një lloj revolte apo kritik ndaj institucioneve sociale si familja, shkolla, media, bashkëmoshatarët, institucionet ligjzbatuese etj.

Një ditë flitet për pasojat që sjell modeli i sjelljeve devijante si dhuna, ndërkohë gjithë vitin shoqëria bombardohet sesi mund të behesh i sukseshëm apo dikush me sjelljet devijante në këtë shoqëri. Shikoni tematikat e humorit ne Portokalli, Alpazar, apo modelet e sjelljes në Reality Show si Big Brother, Përputhen, Ferma Vip, Love Island Albania etj, madje edhe reklamat një pjesë kanë në thelb model devijance si karem për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve.

Rrjetet sociale si facebook, instagram akoma më shumë tiktok kanë like, komente, shikueshmëri dhe share sjelljet devijane. Mos harroni sipas matjeve të bëra nga institucione lokale rezulton që në Shqipëri 3 – 4 orë në ditë shpenzojnë kohën në rrjete sociale tashmë jo vetëm grupmosha 12 – 20 vjeç por edhe ajo 25 = 40 vjeç. Pra e gjithë shoqëria përtyp si cumcakiz episode dhune pa u shqetësuar apo indinjuar.

Televizionet kombëtare rreth 15 minutat e para në edicionet kryesore të lajmeve janë të mbushura me ngarje të kronikës së zeze si akte kriminale, plagosje, rrembime, vjedhje, trafikim lëndësh narkotike etj aq sa të duket normale një realitet i tillë dhe mungesa e ngjarjeve të tilla një anormalitet. Ndodh ajo që njihet në fushën e komuninimit mpirja ndaj realitetit dhe mos bërja përshtypje e asaj që ndodh

Nga monitorimi i tematikave në emisionet kryesore të televizioneve më të rëndësishme në vend rezulton se 40 % e tyre i dedikohen krimit. Madje, jo pak televiziove kanë emisione të dedikuara me kronikën e zezë. Ekspertët e kriminologjis, gazetarët e kronikës dhe avokatët kanë sfumuar rolin e ekspertit të ekonomisë, drejtësis, politikës, psikologjisë etj.

Shikoni të ftuarit apo komentuesit nëpër emisione zbavitëse apo edukuese më së shumti janë personazhe që vijnë nga portalet dhe edicionet e Reality Show sesa janë ekspert të fushës. Madje jo pak raste të till personazh jane moderator emisionesh. Pra tekeviziovi riprodhon personazget e zakonshëm në VIP dhe ia servis shoqërisë si modele që duhen imituar.

Tekstet dhe videot e këngve në you tube janë në 80% të tyre manifestim i sjelljeve devijante.Sot ato jane në menun e shijeve muzikore të pjesës derrmuese të popullatës. Janë këngë që të shoqërojnë në cdë hapësirë publike.

Kështu që, ju lutem para se të “qani” apo indinjoheni ndaj sjelljeve të dhunës më përpara duhet të reflektojmë sesi duhet të shmagim promovimin e modeleve të dhunës dhe ti servirim shoqërisë modele që bota perendimore ka shekuj që i ka konsoliduar.