Në SHBA, 3 në 4 adoleshentë bisedojnë me miq virtualë, përmes Inteligjencës Artificiale (IA).

“Alarmi” vjen nga ONG Common Sense Media, pak ditë pas hedhjes në treg të Grok, që është IA e Elon Musk, me një funksion për të krijuar miq e shokë virtualë. Këto programe janë të projektuar të zhvillojnë biseda, të japin këshilla, të kenë ndërveprime miqësore apo edhe romantike, çka tejkalon tiparet njerëzore.

Kompania që bëri të ditur të dhënat e konsideron si rrezik të papranueshëm asistentin e Inteligjencës Artificiale të orientuar ndaj marrëdhënieve personale, veçanërisht tek të miturit.

Madje, duke iu referuar statistikave, ato flasin për 72% të adoleshentëve nga 13-17 vjeç që kanë përdorur të paktën njëherë IA, dhe më shumë se 50% e tyre komunikojnë me miqtë artificialë çdo ditë, çka mund të ndikojë në ndryshim thelbësor të komunikimit, psikologjisë dhe shoqërisë njerëzore.

Gjatë anketimit, 25% e të miturve kanë pohuar se ndajnë sekretet personale me IA, dhe e vetmja e dhënë pozitive është që pavarësisht përdorimit masiv, 80% e tyre preferojnë të kalojnë kohën me miqtë realë.