Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një operacion në Shkodër, duke lëshuar 13 urdhër-arreste për persona të dyshuar për vepra korruptive dhe kriminale.
Dyshohet se grupi griminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe zyrtarë të policisë, të cilët dyshohen për përfshirje në skema të paligjshme.
Operacioni është pjesë e përpjekjeve të SPAK për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend.