Napoli ka fituar 2-1 ndaj Katanzaros në miqësoren e luajtur këtë të shtunë, por e gjithë vëmendja ishte zhvendosur pas sfidës te dëmtimi i futbollistit Mauro Pompeti. Ky i fundit la fushën e lojës në minutën e 60, pas problemeve në gju.

Ato kishin ardhur si pasojë e një dyluftimi shumë të ashpër me Luis Hasën, të aktivizuar nga Napoli në pjesën e dytë të ndeshjes, Hasa dhe Pompeti kishin shkëmbyer disa herë ndërhyrje të ashpra në fillimin e pjesës së dytë, por ajo e sulmuesit shqiptar ndaj kundërshtarit rezultoi më problematike.

Pompeti la fushën me barrelë dhe raportohet se e pret një mungesë e gjatë jashtë fushave të lojës pasi mendohet se ka krisje në kockën e këmbës.

Kritikat ndaj Hasës bënë që klubi i Napolit të dilte më një reagim zyrtar në rrjetet sociale. “Luis Hasa dhe i gjithë klubi i Napolit ndjejnë keqardhje për dëmtimin që i ndodhi futbollistit të Katanzaros, Marko Pompeti, gjatë miqësores së djeshme. Një përqafim i përzemërt për Markon dhe urimet më të sinqerta për një shërim të shpejtë”, ishte reagimi i klubit të Napolit që si rrallëherë ka komentuar dëmtimin e një futbollisti kundërshtar në një miqësore.