Avokati mbrojtës i Laert Haxhiut, Detar Hysi, ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me lajmet për takime të paligjshme “speciale” të klientit të tij, në burgun e Drenovës.

Ai thotë se Haxhiu nuk ka kryer asnjë veprim të tillë.

Gjithashtu avokati thekson se kjo çështje aktualisht është në hetim nga Prokuroria e Korçës dhe shpreh besimin se e vërteta do të dalë në dritë përmes rrugës ligjore.

“Si mbrojtës ligjor i të dënuarit Laert Haxhia, dua të sqaroj opinionin publik se lajmi për takime me persona të paautorizuar është i pavërtetë. Ky i dënuar nuk ka kryer asnjë veprim të tillë,” thuhet në deklaratë.

Laert Haxhiu i cili është dënuar me burgim të përjetshëm lidhur me masakrën e Lushnjes.

Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015.

Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares.

Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty.

Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.