Rama: Drejtorët e bashkisë së dorëhequr kanë treguar se janë të papërshtatshëm për ta kryer atë detyrë ndërkohë që atyre mund t’ju jepen mundësi të reja në të ardhmen. Por dua t’i bëj thirrje që të gjithë ata që vijnë të shërbejnë siç duhet. Ne do të jemi shumë kërkues sa i përket shërbimeve dhe emërimit të tyre sipas meritës. E njëjta gjë do të vlejë edhe për drejtuesit e institucioneve qendrore në Vlorë të cilët janë dorëhequr.
Asnjë person që ka mbuluar funksionet publike nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë. Të gjithë drejtuesit do të merren të rinj, të gjithë janë të mirëpritur të kontribuojnë më shumë për qytetin.

Të gjithë ata që kanë studiuar në Vlorë në Tiranë apo jashtë vendit që janë të dëshiruar të shërbejnë në administratën e shtetit apo në administratën e Vlorës që punojnë kamarier apo punë të tjera janë të pritur që të vijnë dhe të konkurrojnë për postet përkatëse. Bashkia do të konfirmojë të gjitha dorëheqjet dhe do të hapi garën për udhëheqës të rinj.
Ajo që ne kemi bërë në Vlorë me grupin e deputetëve që na dha një rezultat tepër të mirë është vetëm hapi i parë për disa reforma në vijimësi që do të ofrohen.
Një kapitull i ri do të fillojë edhe për partinë socialiste të Vlorës ku janë komanduar dy bashkëkryetarë të rinj Erjona dhe Klevisi.

Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtë në Vlorë për të mbajtur shtëpinë hapur në mënyrë të pandërprerë shtëpinë e partisë socialiste.
Të gjithë kryetarët e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maj. Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja për të ftuar individë të rinj të jenë kontribues do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar çdo gjë në terren në kohë reale.