Vangjel Mile është trajneri i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ka emëruar beratasin, i cili për një periudhë të gjatë kohe ka mbajtur postin e drejtorit teknik të akademisë së Tiranës. 39-vjeçari ka firmosur për 3 vite me kryeqytetasit, të cilët thonë se kjo zgjedhja ka ardhur për shkak të njohurisë që Mile ka ndaj klubit.
“E ndjej veten pjesë të kësaj shtëpie dhe e marr këtë përgjegjësi me përulësi, por edhe me shumë besim. Njoh vlerat dhe pritshmëritë e këtij klubi dhe jam i përkushtuar të punoj çdo ditë për të çuar përpara emrin dhe objektivat e KF Tiranës,” – deklaroi trajneri i ri gjatë prezantimit.