Denoncimi i Qytetares: Zaptimi i Hapësirës Publike Shkakton Derdhjen e Ujrave të Zeza në Njësinë 11

Një qytetare nga Njësia 11 e Tiranës ka denoncuar një situatë alarmante, ku zaptimi i hapësirës publike ka shkaktuar derdhjen e ujrave të zeza në ambiente të hapura për rreth 4-5 muaj. Ajo thekson se gardhet dhe ndërtimet pa leje janë pengesat kryesore, ndërsa institucioneve të Bashkisë u akuzon për pasivitet dhe shpërndarje përgjegjësie.

Qytetarja ka shprehur shqetësimin e saj:

“Po do të denoncoj nje rast konkret qe po e vuaj prej shume kohesh. Pershendes nismen e Kryeministrit per lirimin e hapsirave publike. Jam banore e Tiranes ne Njesine 11. Vuaj prej kohe dramen e shkarkimit te ujrave te zeza. Penges esht zenia me gardhe e hapsires publike dhe e kolektoreve me ndertime pa leje. Nuk kam lene instuticion te Bashkis dhe asnje zgjidhje. Zgjidhja esht duke ja hedhur topin njeri-tjetrit. Situata eshte autike tashme. Ujrat e zeza kane rreth 4-5 muaj qe derdhen jasht ne ambjent te hapur.”

Ajo paralajmëron për një kërcënim të mundshëm ndaj shëndetit të komunitetit dhe kërkon ndërhyrje urgjente.

Rasti do referohet pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes Tiranë dhe Administratorit të Njësisë 11