Në një takim të zhvilluar kwtw tw hwnw në Britaninë e Madhe me kryeministrin britanik Keir Starmer, Presidenti i SHBA Donald Trump foli për situatat e tensionuara në nivel global, duke përmendur edhe Kosovën dhe Serbinë.
Trump deklaroi se nëse ai nuk do të kishte qenë i angazhuar në skenën ndërkombëtare, do të kishin shpërthyer gjashtë luftëra nëpër botë, duke përmendur si shembuj konfliktet e mundshme në Indi-Pakistan, Kosovë-Serbi, Kongo-Ruandë dhe tensionet në Gaza.
Sa i përket Ballkanit, Trump theksoi se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë ishin në një pikë kritike dhe se ai kishte ndërhyrë direkt për të parandaluar një përplasje të mundshme. Ai shtoi se u kishte thënë liderëve të të dyja vendeve se, nëse do të shpërthente një luftë, nuk do të kishte më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ky kërcënim, sipas Trump, kishte ndikuar që ata të tërhiqeshin nga përshkallëzimi i konfliktit.