Eshtë hapur për vizitorët segmenti i parë i rrugës së vjetër Egnatia, me një gjatësi prej 2 kilometrash.

Drejtuesit e bashkisë së Peqinit thanë se shumë shpejt rruga Egnatia do të kthehet në një atraksion të mirëfilltë, me synimin për të ofruar një paketë të plotë për turistët vendas dhe të huaj. Ndersa pritet te nise puna për segmentin e dytë të rrugës Egnatia, gjithmonë duke ruajtur traditën dhe trashëgiminë.

“Via Egnatia” ishte një nga rrugët më të rëndësishme antike të Perandorisë Romake, ndërtuar në shekullin II para Krishtit. Ajo shtrihej nga bregdeti i Adriatikut në Durrës dhe kalonte përmes Ballkanit drejt Stambollit, duke lidhur Perëndimin me Lindjen.