Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale një mesazh të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë. Në mesazhin e bërë publik, Thaçi thekson:
“Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht.”
Rama e ka shoqëruar mesazhin me një koment të shkurtër, por të ngarkuar me qëndrim politik:
“Shumë e vërtetë Komandant. Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare.”
Kjo deklaratë vjen në një moment kur në Hagë vijon gjyqi ndaj disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë Thaçin, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.