Studentët janë zemra e UAMD-së ndërsa stafi akademik është forca që e shtyn përpara institucionin tonë drejt standardit gjithnjë e më evropian dhe drejt hapësirës së pafundme të kërkimit shkencor dhe inovacionit, shprehet: Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi në një nga takimet me studentët.
Për herë të parë në jetën universitare shqiptare Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës sjell në Durrës tetë rektorë, 200 lektorë e kërkues shkencorë nga tetë vende të BE-së, me dhjetëra përfaqësues të lartë të pushtetit qendror e vendor dhe biznesit të këtyre vendeve partnere e shumë personalitete të larta të edukimit e shkencës, duke e shndërruar kështu Durrësin në kryeqendrën e universiteteve evropiane.
UAMD është i pari institucion i arsimit të lartë në Shqipëri që u bë pjesë e një aleance evropiane universitare.
Prej dy vitesh UAMD është pjesë e Aleancës STARS EU, duke qenë i vetmi universitet jashtë BE në partneritet me tetë universitete evropiane nga Holanda, Gjermania, Franca, Suedia, Spanja, Portugalia, Polonia dhe Republika Çeke.

Po ashtu, panairi V-të i Punës dhe Karrierës organizuar nga Fakulteti i Biznesit UAMD me datë 22/05/2025,,dëshmoi edhe njëherë rëndësinë e madhe që i kushton ky universitet përgatitjes teoriko-praktike të studentëve,për të konkuruar me sukses në tregun e punës.
Profile të pafundme studimi në UAMD dhe bashkëpunime me universitete ndërkombëtare. Bursa studimi, trajnime dhe projekte. UAMD ZGHEDHJA MË E MIRË.