Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura më herët nga Apeli i Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e Kolegjit Penal, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pas shqyrtimit të ankesës së paraqitur nga Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë të tjerë të përfshirë në hetim.