Këto janë dy automjetet e përdorura nga autorët e krimit mbrëmjen e vrasjes së Renis Dobrës, më 8 Korrik në Mat.

Makina tip “Range Rover” i zi raportohet se ka shërbyer për të vëzhguar rrugën. Ndërsa mjeti tjetër tip “Hyundai” është përdorur për të ndjekur dhe më pas rrëmbyen 22-vjeçarin, trupi i pajetë i të cilit u hodh së bashku me makinën ku udhëtonte i riu në humnerë dhe u gjet pranë liqenit të Shkopetit.

Si autorë të dyshuar të krimit janë arrestuar Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, ndërsa janë Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Dyshohet se persona që kanë njohur zonën i kanë shoqëruar për 3 ditë autorët në qytetin e Burrelit, të cilët kanë mbajtur nën vëzhgim viktimën.

Janë dy pista ku po hetohet, nëse janë përplasur për drogë në Gjermani apo nëse janë vrasës me pagesë.

Raportohet se autorët pasi rrëmbyen viktimën pranë banesës së tij në fshatin Zenisht, e torturuan dhe e mbytën me litar.

Ata kanë tentuar ta hedhin 23-vjeçarin pranë urës së Ulzës, pasi janë prishur edhe bordura anësore, por në ato momente ka kaluar një makinë që ka ardhur nga Ulza duke bërë që plani të dështonte.

Autorët e dyshuar më pas e kanë hedhur në Liqenin e Shkopetit, rreth 2 km më larg.