Kozak Braçi, personazhi i famshëm i TikTok, është gjobitur nga policia me 1 milion lekë të vjetra gjobë për ndotje të ambientit. Siç shihet edhe në pamje Kozaku ka hedhur mbeturina nga makina dhe ka publikuar vidoen në rrjetet sociale.
Më pas forcat e Komisariatit Nr.4 e identifikuan dhe zbuluan se video ishte bërë disa kohë më parë. 32-vjeçari Kozaku u gjobit me 1 milion Lekë të vjetra, teksa po hetohet në gjendje të lirë. Gjithashtu, materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me 100 000 lekë gjobë, 32-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas duke hedhur mbeturina nga dritarja e automjetit në lëvizje, ku ishte pasagjer, kryen verifikimet për nxjerrjen e këtij shtetasi, përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohësh, si dhe u identifikua shtetasi që kreu shkeljen, konkretisht K. B., 32 vjeç Ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në përfundim të këtyre veprimeve, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë. Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm.