Saranda dhe Ksamili janë mbushur plot me turistë. Ata shijojnë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të tyre.

Sot më 26 korrik, kreu i qeverisë Rama ka shpërndarë një video me përshtypjet e turistëve dhe shprehet se një pjesë e tyre do rikthehen.

“Më pëlqejnë plazhet, njerëzit, traditat dhe ushqimi”, u shpreh një turiste.

“Po kalojmë momente shumë të këndshme në Sarandë”, tha një tjetër.

“Është e bukur Saranda, natyra është origjinale dhe deti është i pastër”, tha një turist.

Ndërsa një tjetër i ftoi të gjithë që të vizitojnë Ksamilin.

“Siç mund ta shihni, moti është i ngrohtë, uji gjithashtu. Dua të them gjithashtu se njerëzit këtu janë shumë të dashur. Ata do t’ju ndihmojnë me çdo gjë që ju duhet gjatë qëndrimit këtu. Ejani dhe zbulojeni Ksamilin”, tha një turiste.