Ylli Manjani ka komentuar vendimin e fundit të SHBA, për të mos komentuar më proceset zgjedhore në vendet e tjera.
“Më në fund doli dikush ti mbyllë sqepin/halenë ambasadorëve amerikanë që japin gjykime politike!
Politika e zotit Trump, sipas të cilës Amerikës nuk ka ç’i duhet rregjimi politik e demokratik i një vendi tjetër, është në fakt korrekt.
Amerika e zotit Trump kërkon bashkëpunim ekonomik e jo bashkëpunim me lektorë bajatë demokracie.
Besoj me këtë rast, sqarohet edhe amerikanllëku fals te sistemi i drejtësisë…
Nga ana tjetër më vjen keq për PD që çoi dëm një sasi të konsiderueshme paresh për të blerë qëndrime antizgjedhje për Shqipërinë.
Me aq para PD do kishte mbledhur shumë më shumë vota këtu.
Po hajt me!
Pati ndaj dha!
I mori kot, po kot fare ato pare edhe Lacivita… (kur thoshim që është kot ai, na u sulën si bisha…)
Shto këtu faktin që Muli rrezikon në çdo moment të arrestohet për atë kontratë që ka firmosur atje…
Hajde bye, e pafshi endrra me deklarata ambasadorësh amerikanë…”, shkruan Manjani.