Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha këtë javë se do ta kuptojë sa seriozisht është i interesuar Vladimir Putini për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë “brenda dy minutave të para” të takimit të tyre sot.

Megjithatë, një shenjë edhe më domethënëse mund të vijë më herët kur avioni i presidentit rus të zbresë në Anchorage.
Në samitin e tyre në Helsinki, shtatë vite më parë, Putini e la homologun amerikan duke pritur në një shtëpi pritjeje për më shumë se një orë përpara se të fillonte takimi. Ai mbërriti vetëm 10 minuta para orarit zyrtar të samitit.

Kjo u pa gjerësisht si një manovër për të treguar pushtet nga ana e Putinit, duke pasur parasysh se dikur e kishte lënë ish-kancelaren gjermane Angela Merkel të priste për katër orë.
Sigurisht, shumë gjëra kanë ndryshuar për Putinin, i cili po përpiqet të rikthejë pozitën e tij në skenën botërore përmes këtij takimi ballë për ballë me Trump-in. Mbetet për t’u parë nëse përpikmëria e tij do të jetë shenjë e gatishmërisë për një marrëveshje, por çdo vonesë e konsiderueshme mund të jetë treguese.