Vaksinat mRNA u konsideruan si një mrekulli mjekësore që shpëtuan jetë gjatë pandemisë së Covid-it, por tani SHBA-të po tërhiqen nga kërkimi mbi to. Sekretari amerikan i Shëndetit, Robert F. Kennedy Jr., ka anuluar 22 projekte me vlerë 500 milionë dollarë, që kishin për qëllim luftimin e infeksioneve si Covidi dhe gripi.

Pra, a ka të drejtë Kennedy (ndoshta skeptiku më i njohur i vaksinave në SHBA) një argument të drejtë, apo po bën një gabim monumental? Prof. Adam Finn, studiues vaksinash në Universitetin e Bristolit, thotë se është “pak nga të dyja”, por heqja dorë nga teknologjia mRNA është “budallallëk” dhe potencialisht “gabim katastrofik”.

Le të shpjegojmë pse.

Kennedy thotë se ka rishikuar shkencën mbi vaksinat mRNA dhe ka arritur në përfundimin se “të dhënat tregojnë se këto vaksina dështojnë të mbrojnë në mënyrë efektive kundër infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, si COVID-i dhe gripi“. Përkundrazi, ai thotë se do të zhvendosë financimin drejt “platformave më të sigurta, më të gjera të vaksinave që mbeten efektive edhe kur viruset pësojnë mutacion”.

Pra, a janë vaksinat mRNA të sigurta? A janë efektive? A do të ishin teknologji të tjera më të mira?

Dhe një pyetje tjetër është se ku duhet të vendosen vaksinat mRNA në mesin e teknologjive të tjera të vaksinave, sepse ka shumë:

-Vaksinat inaktive përdorin virusin ose bakterin origjinal, e vrasin atë dhe e përdorin për të trajnuar sistemin imunitar, si vaksina e përvitshme e gripit.

–Vaksinat e dobësuara nuk vrasin patogjenin, por e bëjnë të dobët në mënyrë që të shkaktojë një infeksion të lehtë, si vaksina MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubeolës).

-Vaksinat e konjuguara përdorin pjesë proteine ose sheqeri nga mikrobi, duke shkaktuar një përgjigje imunitare pa shkaktuar infeksion, si për format e meningjitit.

-Vaksinat mRNA përdorin një fragment kodi gjenetik që udhëzon trupin në mënyrë të përkohshme të prodhojë pjesë të një virusi, dhe sistemi imunitar reagon ndaj tij.

Secila ka përparësi dhe mangësi, por Prof. Finn argumenton se ne “bëmë tepër zhurmë” për vaksinat mRNA gjatë pandemisë duke i përjashtuar qasje të tjera, dhe tani po bëhet një proces rregullimi. “Por ta ccosh kaq larg sa të thuash se mRNA është e padobishme dhe nuk vlen të zhvillohet apo mësohet më mirë është po aq budallallëk; ajo bëri gjëra të jashtëzakonshme”.