Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka folur hapur për sfidat dhe përjetimet e saj në skenë, gjatë një interviste në emisionin “21 Gradë” në RTV21.

Këngëtarja rrëfeu se ndjenja e vlerësimit ndryshon nga një vend në tjetrin dhe se në Shqipëri ka gjetur një mbështetje që i ka ndryshuar jetën profesionale.

“Në Shqipëri e ndjej veten më të vlerësuar. Në Kosovë kam pasur rastin që disa mediume m’kanë fut në lloq… Shqipëria më ka nxjerrë nga ajo baltë. Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën,” – u shpreh ajo.

Adelina e konsideron publikun shqiptar si një faktor kyç për ringritjen e saj artistike, duke shtuar:

“Në Shqipëri kam gjetur gjithmonë mbështetje dhe ndihmë që nuk e kam marrë kudo.”