Një kamion raportohet se është përplasur me një makinë në kryqëzimin e Kryebushatit.
Nga aksidenti mësohet se ka humbur jetën 1 person dhe kanë mbetur të plagosur rëndë 2 persona, që janë dërguar drejt spitalit të Shkodrës.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.