Nga Auron Tare
Disa ditë më parë, udhëtari i palodhur Blendi Fevziu kishte postuar një videoklip nga relikti i mbytur në Gjirin e Sarandës, anija italiane “SS Probitas”. Nuk e pashë videon, por disa miq të mi, të apasionuar pas historisë, më shkruajtën duke kërkuar më shumë informacion.
Fakti që Fevziu kishte përmendur se së bashku me anijen ishin mbytur “disa mijë ushtarë italianë” bëri përshtypje, por duhet sqaruar se kjo shifër nuk ka burim zyrtar. Në të gjitha kërkimet që kam bërë, së bashku me ekipin shqiptaro-amerikan të kërkimeve nënujore, nuk rezulton që në Gjirin e Sarandës të jenë mbytur “mijëra ushtarë”. Legjenda e “mijëra të mbyturve” qarkullon vetëm në disa faqe amatore ose gjysmëzyrtare shqiptare, që nuk kanë deshire të bëjnë një verifikim historik serioz.
Për këtë arsye, dua të kthehem tek videoklipi dhe, për të plotësuar rrëfimin dhe për të qetësuar dashamirësit e historisë, po ndaj më poshtë një përmbledhje të gjetjeve të kryera nga ekipi shqiptaro-amerikan i kërkimeve nënujore.
Historia e SS Probitas
Anija “SS Probitas”, e mberritur në natën e 24/25 shtatorit 1943, ishte pjesë e një grupi anijesh të dërguara për të evakuar Divizionin e Këmbësorisë “Perugia I”, i dislokuar në Gjirokastër. Ky Divizion, që përfshinte edhe zonën e Përmetit dhe Tepelenës, kishte qëndruar në kazermat e Gerhotit, ku pas bisedimeve me forcat partizane dhe ndërmjetësimit të oficerit britanik Bill Tilman, kishte pranuar të dorëzonte armët e rënda, me kusht që të hapej rruga drejt Porto Edes (Sarandës). Negociatat u zhvilluan nga koloneli Giuseppe Adami, i cili ishte prezent në incidentin e Gerhotit më 14 shtator, ku një grup i forcave nacionaliste të Ballit u vra si rezultat i mosmarrëveshjes me italianët, të cilët ishin të pasigurt për fatin e tyre.
Pas daljes së Italisë nga koalicioni me Gjermaninë më 8 shtator, forcat gjermane arritën në Tiranë, ku arrestuan komandantin e njësive alpine, Gjeneral Rosi, dhe kërkuan dorëzimin e trupave italiane nr Shqiperi. Repartet italiane kërkuan nga Roma qe të tërhiqeshin menjëherë, por kaosi në Itali e bëri tërheqjen shumë të vështirë.
Në krye të Divizionit “Perugia” erdhi nga Kefalonia, Gjeneral Ernesto Ciminelo, një oficer karriere me origjinë kalabreze, ish Komandantit i Divizionit Aquila. Divizion ky qe do te masakrohej nga Gjermanet e Divizionit te XX II Malor “Gebirsgejaeger” Pas marrëveshjes me trupat partizane, që armët e divizionit të dorëzoheshin në Sarandë, divizioni, së bashku me njësi të tjera nga Përmeti, Tepelena dhe Këlcyra, si dhe disa reparte nga Janina, u nis drejt Sarandës.
Evakuimi dhe humbjet
Me mbërritjen në Sarandë, katër anije italiane “SS Probitas”, anije transporti, Dubac anije transporti, Sibilla korvete dhe torpedorja Sirio arritën të evakuonin rreth 1.700 trupa nga 8.000 që kishte divizioni.
Më 25 shtator, ndërsa anijet Dubac, Sibilla dhe Sirio ishin larguar naten, “SS Probitas”, e cila nuk mundi të largohej për shkak të defektit mekanik, u bombardua nga një avion gjerman Junkers 87 (Stuka) dhe u mbyt ngadalë, afërsisht 200 metra nga porti i vjetër.
Nderkohe qe pjesa tjeter e Italianeve priste ne Port, nje njesi e vogel gjermane kishte mberritur nga Korfuzi. Pjese e Divizioni te XXII Malor Gebirsgejaeger, komanduar nga Gjenerali Hubert Lanz, kishin kerkuar dorezimin e Divizionit. Deshmite per kete perplasje ne Sarande jane te pakta por burimet italiane thone se njesia prej 15 ushtaresh gjermane u mbajt rob nga Italianet deri sa te evakuohej i gjithe Divizioni. Mundet qe mos kthimi i kesaj njesie te kete shtyre gjermanet e vendosur ne Korfuz te dergonin nje avion zbulimi dhe ne daten 25 Shtator kur trupat Italiane kishin hypur ne anijet Dubac, Sibilla dhe Sirio dhe ishin larguar gjate nates se 24 Shtator te qellonin anijen SS Probitas.
Nga burimet shume te pakta te ketyre diteve nuk ka asnje dokument zyrtar ku te konfirmohen humbja e ushtareve ne Bordin e SS Probitas. Nje burim jo zyrtar flet per vdekjen e 6 marinareve ne Bordin nderkohe asnje burim i Marines Italiane nuk flet per ushtare te vrare ne Bordin e SS Probitas,
Nderkohe me kthimin e avionit ne Korfuz gjermanet dergojne me shpejtesi nje repart me te plotesuar per te cliruar njesine e mbajtur nga Italianet si dhe kapjen e roberve Italiane.
Nderkohe me konfirmimin nga Italia se dergimi i anijeve te tjera ishte shume i veshtire pasi Saranda tashme ishte nen operacionin gjerma, Divizioni filloi marrshimin drejt Porto Palermos si nje Port i mundshem evakuimi.
Nderkohe shtabi i mbetur ne Sarande u kap i gjithi nga trupat gjermane. Me shume mundesi me urdherin e Gjeneralt Hubert Lanz oficeret e Shtabit me ne krye Gjeneralin Chiminelo u sollen ne Limion dhe u pushkatuan duke i hedhur trupat ne det. Disa burime thone 170 oficere te larte nderkohe burime te tjera 150 vete.
Trupat gjermane marshuan drejt Porto Palermos per te kapur pjesen e metur te Divizionit i cili pas nje marrshimi rraskapites ne Palermo mesuan se anijet e nisura nga Saranda ishin goditur nga nje njesi ajrore duke demtuar rende anijen Dubac shume afer Otrantos dhe duke vrare shume ushtare. Numri i te cileve nuk eshte shume i qarte pasi ne rremuje e siper nuk ka pasur nje iventar te sakte te personelit ushtarak ne keto anije. Sipas nje deshmitari okular Alesandro Minozzi mjek i spitalit te 49 fushor te Divizionit Perugia, te vraret mund te shkonin deri ne 200 vete. Nderkohe anija Dubac mbeti ne shkembinjte e Otrantos.
Italianet e Divizzionit Perugia te rraskapitur dhe te demoralizuar dhe pa asnje rruge dalje ne Porto Palermo, nje pjese ju dorezuan gjermaneve te cilet i pushkatuan ne hyrje te fshatit Kuc ndersa njesi italiane qe nuk pranuan te dorezoheshin dhe ju ngjiten maleve te Kurveleshi arriten te shpetonin. Nje pjese ju bashkuan forcave partizane nje pjese u shperndane ne familjet e fshatareve,
“SS Probitas” u mbyt pra ne 25 Shtator 1943 nga nje bombardim i nje avioni Junker 87 Ut gjerman ardhur nga Korfuzi. Eshte afersisht 200 metra nga Porti i Vjeter. Banoret ne periudhen komuniste kane treguar gjithmone histori si deshmitare okulare por fatkeqesisht askush nuk i mblodhi rrefenjat e tyre.
Zhytja e pare ne kete relit historik u be nga nje ekip zhytesish italiane ne vitin 1994 te cilet nxoren nga anija disa shishe vere Kianti ende te paprekura. Si deshmitar okular kam pare se si italianet diskutonin mbi relitin por edhe per veren e gjetur.
Me pas reliti eshte vizituar edhe nga disa grupe te tjera italiane ne shoqerimin e nje zhytesi shqiptar te cilet ne kundershtim me konventat nderkombetare te mbrojtjes se varrezave ujore kane nxjere objekte nga Anija . Veprime te kryera edhe ne anijen Italiane “Po” ne Vlore si dhe ne anijen austro hungareze “Linz” ne Kepin e Rodoni ku kane marre Kembanen e anijes si dhe timonin e anijes. Te dyja te dhuruara ne nje Muze Privat ne Vjene. Te gjitha keto veprime ne kundershtim me Konventen e Unesco-s te ratifikuara edhe nga Shqiperia.
Nderkohe 10 vitet e fundit “SS Probitas” eshte perdorur si atraksion turistik nga nje grup zhytesish polake te cilet ofronin zhytje komerciale pa asnje licence te shtetit shqiptar. Po keshtu disa vjet me pare nje “Qender” zhytjes ne Sarande me licence nga Ministria e Turizmit ofronte zhytje komerciale edhe pse kualifikimi i tyre ishte i dyshimte. Kjo “Qender” per neglizhence te theksuar teknike ishte shkaktarja e mbytjes se nje turisteje angleze 29 vjecare e cila kishte shkuar per zhytje ne kete relit.
Statusi i reliktit sot
SS Probitas është një relikt historik i bukur, por i rrezikshëm për zhytësit amatorë.
Ekspertë profesionistë amerikane te RPM Nautical Foundation, rekomandojnë që zhytjet të kryhen vetëm nga profesionistë.
Nderkohe ne te gjithe shetitoren e tej mbushur te Sarandes asnje Bashki nuk ka mundur dot te tregoje ne menyre figurative historine e ketij reliti mbytur vetem 200 metra nga Porti i Vjeter. Po keshtu asnje Bashki nuk ka mundur te tregojne edhe histori te tjera interesante per relite te tjera qe ndodhen ne Gjirin e Sarandes duke e bere shetitjen ne Bulevard nje shetitje edukative dhe argetuese dhe jo nje peripatje monotone.