Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka përmbledhur ditën e djesme arritjet kryesore të presidentit amerikan Donald Trump gjatë gjashtë muajve të parë të mandatit të tij të dytë. Leavitt theksoi sukseset diplomatike që administrata Trump ka arritur në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e konflikteve të shumta në botë.

Një nga arritjet më të rëndësishme, sipas Leavitt, ka qenë ndërprerja e një konflikti të mundshëm midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu ajo vuri në dukje se ndërhyrja e administratës ka ndaluar konflikte të tjera ndërkombëtare, duke përmendur ndërprerjen e luftërave midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, dhe midis Egjiptit dhe Etiopisë.

“Presidenti ka përfunduar tashmë konfliktet midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, dhe Egjiptit dhe Etiopisë. Kjo do të thotë se Presidenti Trump ka ndërmjetësuar mesatarisht një marrëveshje paqeje ose armëpushim çdo muaj gjatë 6 muajve në detyrë”, deklaroi Leavitt.