Një autobus nga Kosova është përfshirë në një aksident në Gjermani. Autobusi me 50 udhëtarë po shkonte drejt Mynihut dhe është përplasur me një kamion në autostradën A8 pranë Irschenberg gjatë natës.
Për pasojë 30 persona mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë që ndodhen në spital. Katër persona të tjerë morën gjithashtu ndihmë mjekësore.
Sipas mediave të huaja, ngjarja u shënua rreth orës 12:05. Autobusi u përplas në pjesën e pasme në rimorkion e kamionit të ngarkuar me perime, që drejtohej nga një 46-vjeçar polak.
Autostrada drejt Mynihut u mbyll plotësisht për afërsisht dy orë.