Manu Kone është shumë pranë transferimit te Interi. Mesfushori, sipas mediave italiane dhe kryesisht Gazzetta dello Sport, i është ofruar zikaltërve nga Roma, që kërkon afro 40 milionë euro.

Burime të ndryshme pohojnë se dy skuadrat janë në faza të avancuara bisedimesh dhe shumë shpejt pritet të ketë tym të bardhë. Ende nuk dihet nëse transferimi i 24-vjeçarit do të ndikojë te çështja Lookman apo jo, pasi nigeriani është një tjetër futbollist që kërkohet nga Interi.

Nëse Kone vjen te zikaltërit klubi do të shesë një tjetër mesfushor përveç Kristjan Asllanit, të cilit i është treguar dera nga drejtori Ausilio. Shanset më të mëdha janë për Piotr Zielinskin, i cili pëlqehet në Arabinë Saudite.