Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar së fundmi një video në rrjetet sociale ku pretendon se tregohet gjendja e një zone turistike në Sarandë, e ndotur dhe e braktisur, në kulmin e sezonit veror. Por e vërteta është krejt ndryshe.

Pamjet e publikuara nga Berisha nuk kanë asnjë lidhje me Sarandën. Në fakt, ato janë filmuar në zonën e Shirokës, në Shkodër, dhe janë pamje të shumë viteve më parë jashtë sezonit turistik. Këtë e vërteton edhe fakti se plazhi në video është i boshatisur dhe pa turistë, ndryshe nga çfarë është realiteti aktual.

Gazeta Tema ka siguruar një video të re nga i njëjti vend, i realizuar së fundmi, e cila tregon gjendjen aktuale të plazhit në Shirokë: i pastër, i frekuentuar nga pushues dhe krejt ndryshe nga ajo që përpiqet të paraqesë Berisha.

Ky manipulim i qëllimshëm nga Berisha është një tjetër përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë në kulmin e sezonit turistik.