Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta para kohe të gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Berisha shkruan se gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë.

“Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin”, shprehet Berisha.

“Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin” – shkruan Berisha.