Para se legjislatura e re te trokasë Sali Berisha duhet të zgjidhë ekuacionin me aleatët historik të cilëve iu siguroi një ulëse të sigurtë në Kuvend, por që presin që kryedemokrati t’i ndihmojë edhe më krijimin e një grupi kuvendor.

Në prag të legjislaturës së re, Fatmir Mediu konfirmoi bisedimet me Partinë Demokratike qe mban hapur merkaton e transferimit te deputeteve brenda kampit opozitar. Për kryerepublikanin konfigurimi i opozitës në Parlament bëhet jo vetëm për qëllim te përfitimit te benefiteve që gëzojnë grupet kuvendore.

“Kemi bërë konsultime ideja është që të ketë dy tre grupe parlamentare që të funksionojnë me qëllime dhe qëndrime të përbashkëta opozitare nuk mund të ketë grupe parlamentare që krijohen thjesht për ti dhënë hapësira për të folur, por për të vepruar në mënyrë të përbashkët. Qëndrimet që mbahen ne mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe sallën e Kuvendit kanë vlerë kur ka grupe parlamentare të ndryshme nëse janë qëndrime që koordinohen me njëri-tjetrin”, u shpreh Mediu.

Sali Berisha duhet të nxitojë t’i japë zgjidhje jo vetëm dilemës se grupeve kuvendore, por edhe raportit që Partia Demokratike do ketë me Kuvendin e ri që në bindjen e kryedemokratit është produkt i një farse elektorale.