Baza e Përbashkët Elmendorf-Richardson është një bazë ushtarake e Forcave Ajrore dhe Ushtrisë së SHBA-së, e vendosur në juglindje të Alaskës, pak në veri të qytetit Anchorage.
Kjo bazë e bashkuar u krijua në vitin 2010.

Para kësaj, ishin dy instalime të ndara:
Ushtria kishte Fort Richardson, ndërsa Forcat Ajrore kishin Bazën Ajrore Elmendorf.
Pas sulmit në Pearl Harbor në vitin 1941, Fort Richardson shërbeu gjithashtu si një kamp internimi për 104 persona, sipas Hartës së Burimeve Kulturore të Bazës së Përbashkët Elmendorf-Richardson. Kampi ishte aktiv nga viti 1941 deri në 1943, thuhet në faqen zyrtare.

Kjo bazë ka qenë gjithashtu më parë vendtakim për një president amerikan me një udhëheqës të huaj.

Hangari 5 në ish-Bazën Ajrore Elmendorf ishte vendi ku Perandori Hirohito i Japonisë u takua me Presidentin Richard Nixon më 26 shtator 1971.

Kjo ishte hera e parë që një perandor japonez në detyrë vizitonte SHBA-në dhe takimi i parë ndonjëherë mes një perandori japonez dhe një presidenti amerikan në detyrë.