Shefi i OpenAI, Sam Altman dhe sekretari britanik i teknologjisë, Peter Kyle, kanë diskutuar një marrëveshje të mundshme që do t’i jepte të gjithë qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar akses falas në ChatGPT Plus një plan që mund të kishte kushtuar deri në 2 miliardë paund.
Ideja u përmend gjatë takimeve në San Francisko si pjesë e një diskutimi më të gjerë për bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, raporton The Guardian.
Edhe pse marrëveshja nuk u mor seriozisht nga Kyle, ajo tregon përkushtimin e tij ndaj zhvillimit të AI-së në vend.
Në korrik, ai nënshkroi një memorandum me OpenAI për përdorimin e teknologjisë në sektorin publik, por pa ndonjë angazhim detyrues financiar. Qeveria britanike ka rritur përpjekjet për të tërhequr investime nga kompanitë e mëdha të AI-së, përfshirë OpenAI, Google dhe Anthropic.
Ndërkohë, ka pasur kritika për afërsinë e qeverisë me gjigantët teknologjikë dhe shqetësime për çështje si privatësia, të drejtat e autorit dhe siguria e përdorimit të AI-së. OpenAI ka marrëveshje të ngjashme me shtete të tjera si Emiratet e Bashkuara Arabe.