Kryeministri Edi Rama ka ndarë me krenari suksesin e trupës shqiptare në një nga festivalet më të njohura kulturore në Zvicër. Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se “Trupa jonë magjike pushtoi për tre netë skenën e @faerbifestival në Wetzikon–Zyrih, duke sjellë ngjyra, energji dhe diversitet kulturor për publikun.”
Performanca u zhvillua në kuadër të Festivalit Faerbi, një ngjarje e rëndësishme kulturore që mbledh trupa artistike nga e gjithë bota, dhe ku këtë vit Cirku Kombëtar shqiptar shkëlqeu me talentin dhe kreativitetin e tij. / abcnews.al /