SPAK po zhvillon një operacion në disa qytete të vendit për goditjen e një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Dy prej emrave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës janë zbardhur nga gazetarja, Anila Hoxha.

Ata janë Franc Çopja, i arrestuar në Belgjikë dhe Ervis Çela, i arrestuar një muaj më parë me akuzën e vrasjes.

Sipas informacioneve të para, grupi kriminal i goditur nga SPAK trafikonte lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës.

Operacioni, që ka nisur në orët e para të mëngjesit, po zhvillohet në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.