Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i tij janë dhunuar nga një person i paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të mëngjesit të datës 3 Gusht, në një lokal në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.
Genard Hajdini ka qenë së bashku me babain në lokal kur u goditën me grusht në fytyrë nga një person i paidentifikuar.
Ai dhe babai u dërguan në Spitalin e Traumës për të marrë mjekim për goditjet në fytyrë. Gjendja e tyre nuk ishte në rrezik për jetën.
“Na rrafi njëri na bëri peshk fare, ishte i fortë, i fortë i dheut. Po fajin e kishte dhe çik baba se foli me zë të lartë. Po dhe ai vetë e krujti se i ra babës me grusht të parit”, ka thënë vetë Genard Hajdini në një video të botuar prej tij nga Spitali i Traumës ku mori mjekim në momentet e para.
Pas daljes nga spitali, Genard Hajdini bëri denoncim në polici për ngjarjen./Shqiptarja.com