Dinamo ka përforcuar repartin ofensiv me një prej transferimeve më të bujshme në këtë merkato. Kryeqytetasit kanë prezantuar ditën e sotme Bernard Berishën si transferimin më të ri.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Dinamos. Bernard Berisha do të vihet nën urdhrat e Ilir Dajës që në ndeshjen e radhës ndaj Jagiellonias në transfertë:
“Bernard Berisha, dhurata e madhe e presidentit Adrian Bardhi për trajnerin Ilir Daja, ka bërë edhe prezantimin me fanellën e Dinamo City, pas akordit të arritur disa ditë më parë.
Sulmuesi i njohur për kualitetin dhe eksperiencën e tij, i bashkohet skuadrës dinamovite para ndeshjeve të Play-off-it të Conference League kundër polakëve të Jagiellonias.
Bernard Berisha do të mbajë fanellën me numrin 23 te Dinamo City”.